PERSONA FIZIKË

URDHËR PERIODIK

A Ju ndodh që gjatë obligimeve të përditshme t’i harroni afatet për pagesë të llogarive ose kryerje të pagesave? Shfrytëzojeni mundësinë që ProCredit Banka të kujdeset për pagesën Tuaj të saktë dhe në kohë nëpërmjet aktivizimit të urdhrit periodik. Urdhri periodik është mënyrë e thjeshtë, e sigurt dhe e shpejtë për pagesë të llogarive të rregullta dhe transferimeve të tjera, drejtpërdrejtë nga llogaria e Juaj për transaksione. 

Për çka mund të aktivizoni urdhër periodik?

  • Për pagesë të llogarive Tuaja për telefoninë fikse dhe mobile drejt të gjithë operatorëve
  • Për bartje të rregullt të mjeteve që dëshironi t’i kurseni në llogarinë Tuaj të kursimit për çka fitoni interes me të parë
  • Për transferime drejt personave të tjerë drejt të cilave duhet të kryeni pagesa të rregullta

Çka fitoni me aktivizimin e urdhrit periodik?

  • Në kohë do t’i paguani llogaritë
  • Nuk do të harroni ta paguani kursimin Tuaj të rregullt
  • Lehtë dhe me përgjegjësi do t’i plotësoni obligimet për bartje të parave drejt personave të tjerë
  • Do ta kurseni kohën Tuaj dhe do t’i ikni pritjes në degë
  • Nuk paguani provizion për pagesat

Çfarë urdhri periodik mund të aktivizoni nëpërmjet ProCredit Bankës?


Urdhër periodik standard
Urdhri periodik standard është urdhër të cilin e aktivizoni njëherë në ProCredit Bank dhe në bazë të të njëjtit çdo muaj të datën e caktuar i bartni mjetet e nevojshme ndaj personit ose ndërmarrjes të cilës huhet t’i paguhet.

Urdhër periodik i kufizuar
Urdhri periodik i kufizuar është urdhër me të cilin Ju e përcaktoni shumën maksimale e cila mund të paguhet. Nëse shuma në llogarinë të cilën e keni përcaktuar për pagesë është më e lartë se shuma maksimale të cilën e keni lejuar, banka nuk do ta kryejë pagesën.

Si deri te urdhri periodik?

  • Pajtim për pagesë me urdhër periodik mund të nënshkruani në të gjitha degët e ProCredit Bankës. (Shihe rrjetin e degëve)
  • Për informata drejtohuni në Qendrën e Kontaktit në 02/2446 000 ose në info@procreditbank.com.mk

Si të jeni të sigurt se transferimi është realizuar?

  • Nëse e shfrytëzoni shërbimin Veprime Elektronike Bankare të ProCredit Bankës do të keni mundësi ta kontrolloni gjendjen në llogarinë Tuaj dhe t’i kontrolloni të gjitha transaksionet
  • Informacione për gjendjen dhe transferimet në llogarinë Tuaj mund të fitoni edhe në Qendrën e Kontaktit të ProCredit Bankës në 02/2 446 000

 

 
26.07.2017
  • EUR 61,35 61,4973 61,80
  • USD 0 52,5888 0
  • CHF 0 55,5883 0
  • GBP 0 68,7889 0