SET SHËRBIME BANKARE


SHUMË PËRFITIME PËR PERSONAT FIZIKË
 
 
Duke filluar prej 01.03.2017 zbatuam SET SHËRBIME BANKARE për persona fizikë, i cili përfshinë shërbim profesional bankar nga këshilltari për klientë dhe numër të madh të përfitimeve, të përshtatura me nevojat Tuaja nëpërmjet Zonës 24/7 dhe shërbimeve elektronike bankare. 

Seti i shërbimeve bankare Ju mundësohet për provizion mujor prej 120 denarëve, i cili do të fillojë të tariforet nga muaji mars dhe do të arkëtohet deri në fund të çdo muaji kalendarik nga llogaria e Juaj e transaksioneve.

Si klientë të Bankës ProCredit e cila Ju ofron shërbime bankare 24 dhe qasje deri te llogaritë Tuaja në çdo kohë, për punë me bankën do Ju nevojitet të shfrytëzoni SET SHËRBIME BANKARE. Seti përfshinë kartela për bankomate për pagesa në shitore dhe në internet, shërbime elektronike bankare si edhe SMS notifikim. Si plotësim, si përfitim ekstra të gjitha pagesat në denarë në vend nëpërmjet shërbimeve elektronike bankare do të mund t’i realizoni PA PROVIZION. 
Më tepër nuk nevojitet të paguani për të gjitha shërbimet veças, tani çdo gjë është përfshirë në një provizion të vetëm, e cila është e lehtë të ndiqet në certifikatën Tuaj mujore. 

Përparësitë unike të shërbimeve janë në vijim:
 
Llogari në të gjitha valutat 
 
Kartela debiti
Kartelat e Bankës ProCredit janë shumëvalutore 
Me vetëm një kartelë keni qasje dhe kontrollim të llogarive të transaksioneve dhe llogari kursim në bankomate në MKD dhe EUR.
Me kartelën mund të kurseni, të paguani dhe të tërhiqni nga llogaria e Juaj në bankomat 24/7.
 
Kartelë interneti
Për pagesa të sigurta në internet
Keni kontroll të plotë në saldo në kartelë nëpërmjet shërbimeve elektronike bankare
 
Shërbime elektronike bankare
Për pagesa nga shtëpia ose zura e Juaj 
Pagesa të shërbimeve komunale dhe transferime në vend dhe jashtë vendit
Opsioni për këmbim valutash në llogaritë personale

SMS njoftim
Informatë praktike për të gjitha transaksionet në llogaritë Tuaja mbi 500 denarë nëpërmjet SMS mesazhit në telefon

INFO: Nëse nuk shfrytëzoni një pjesë të shërbimeve të lartpërmendura, nevojitet të plotësoni aplikim.

Bonus: pagesa falas në denarë në brenda vendit
Të gjitha pagesat e rregullta (KIBS) nëpërmjet shërbimeve elektronike bankare për shërbime komunale, pagesa të brendshme dhe pagesa ndaj bankave të tjera – të gjitha pa provizion.

Zona 24/7
Vende të sigurta ku mund të paguani dhe të tërhiqni para të gatshme në bankomate bashkëkohore dhe moderne
Bankomate të vetme Cash IN për depozitime dhe tërheqje në EUR
Info terminal në të cilin mund të paguani me shërbime elektronike bankare me token ose të shtypni certifikatë nga llogaria

Aplikacion mobil
Instalojeni aplikacionin mobil të Bankës ProCredit në telefonin Tuaj mobil (qasuni në Android dhe IStore)
Kini vështrim në të gjitha llogaritë Tuaja dhe informate në Bankën ProCredit


Informata të dobishme dhe pyetje të shpeshta:

1. A paguhet provizion për set shërbime bankare, nëse nuk kam asnjë transaksion gjatë muajit?
Po. Klientët janë shfrytëzues të tërë setit bankar të shërbimeve të cilat janë në tarifë përderisa llogaria është aktive.
 
2. Ne qoftë se kam më shumë llogari në Prokredit, a do te kem provizione të vecanta për secilën llogari?
Jo. Provizionet paguhen për klientin edhe përpos përfitimeve të tjera e njëjta përfshinë mirëmbajtjen mujoje për të gjitha llogarit që i keni në Procredit Bank.

3. Nëse nuk kam saldo në llogarinë në denarë, a do të arkëtohet provizioni nga llogaria në valutën tjetër në të cilën ka saldo?
Po. Provizioni do të arkëtohet nga llogaria në të cilën ka mjaft mjete për provizionin mujor.
Nëse saldoja në llogarinë Tuaj është më e vogël se shuma e provizionit llogaria do të ngarkohet për pjesën e mbetur të shumës.

4. A ripërtërihen në mënyrë automatike kartelat dhe certifikata për e-banking apo duhet të aplikoj?
Ripërtërihen nëse keni bërë më tepër se 5 transaksione gjatë vitit të fundit të shfrytëzimit. Në situatat tjera nevojitet të aplikoni sërish për lëshimin e kartelës ose për certifikatë për e-banking.

5. Nëse më duhet kartelë plotësuese e lidhur me llogarinë time, a kam shpenzim plotësues/a duhet të aplikoj?
Me shfrytëzimin e kartelës plotësuese nuk keni shpenzim plotësues, por nevojitet të aplikoni. Aplikimin mund ta plotësoni në Ueb faqen tonë ose në ndonjërën nga degët tona.
6. Nëse e humb kartelën, a kam shpenzim plotësues për të re?
Jo. Nëse e humbni kartelën nuk keni shpenzim plotësues për aplikim për të re, por nevojitet ta informoni bankën për kartelën e humbur me qëllim që e njëjta të anulohet.