Banka ProCredit e certifikoi sistemin për udhëheqje me mjedisin jetësor me ISO 14001:2015

 
Banka ProCredit me sukses e kreu procesin e certifikimit të Sistemit për Menaxhim me Mjedisin Jetësor me certifikatë ndërkombëtare ISO 14001-2015. Procesi i certifikimit u zbatua gjatë dhjetorit të vitit 2016 me çka ProCredit u bë banka e parë në Maqedoni me certifikatë të këtillë.

Pjesë integrale e vlerave kyçe të ProCredit-it është Sistemi për udhëheqje me mjedisin jetësor me të cilin banka në vazhdimësi kontribuon në drejtim të zvogëlimit të ndikimit negativ ndaj mjedisit. Shfrytëzimi efikas i burimeve në proceset e brendshme është njëra nga arsyet themelore për zvogëlimin e lëshimit të CO2 në ajër të cilin e lëshon çdo objekt afarist. Akti i certifikimit paraqet vërtetim për implementimin e suksesshëm të sistemit dhe praktikën institucionale të punës së qëndrueshme afariste nga aspekti i mjedisit jetësor dhe përputhje me standardet vendore dhe ndërkombëtare për menaxhim me mjedisin. 

“Përkushtimi ynë ndaj mbrojtjes së mjedisit jetësor mund të shqyrtohet nëpërmjet aktiviteteve të cilat i zbatojmë në punën e përditshme. Futëm në përdorim vetura elektrike për nevojat e transportit dhe me dy të rejat të cilat i presim në gjysmën e parë të vitit do të kemi në dispozicion gjithsejtë shtatë automjete. Shfrytëzojmë burime të ripërtërishme të energjisë për ngrohje, ftohje dhe prodhim të rrymës me çka kontribuojmë për zvogëlimin e ndikimit negativ ndaj mjedisit. Në vazhdimësi zbatojmë masa për shfrytëzim efikas të energjisë dhe burimeve që rezultoi në zvogëlim të shpenzimit të letrës për 70% dhe energjisë për 40% për tre vitet e fundit”-deklaroi Metodija Minoski, Përgjegjës në Sektorin për Udhëheqje me Mjedisin Jetësor në Bankën ProCredit.

Si plotësim, Banka ProCredit ka plasuar mbi 35 milionë EUR në kredi për investime të cilat kanë kontribut pozitiv ndaj ruajtjes së mjedisit, kursimit të energjisë dhe shfrytëzimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe është banka e parë në Maqedoni e cila ofron kursim eko.
Me këtë Banka ProCredit imponon standarde të reja në sektorin bankar me qëllim të udhëheqjes më të përgjegjshme me mjedisin tonë jetësor.