EKO strategjia jonë

STANDARDE PËR MBROJTJE TË MJEDISIT JETËSOR

Banka ProCredit vendos standarde të larta në aspekt të ndikimit ndaj mjedisit jetësor të shprehur nëpërmjet Politika për mbrojtjen e mjedisit jetësor në Bankën ProCredit e cila zbatohet në të gjitha aspektet e punës vetjake dhe është e sertifikuar me ISO14001:2015. Kjo ndarje nënkupton ekzistimin e Sistemit për udhëheqje me mjedisin jetësor i cili përbëhet prej tri shtyllave:

Shtylla 1: Sistemi i brendshëm i udhëheqjes me mjedisin jetësor

ProCerdit Banka Maqedoni vendos qasje për kuptim më të mirë dhe përmirësim të qëndrueshmërisë së shfrytëzimit vetjak të energjisë dhe ndikimit ndaj mjedisit jetësor. Ekipi i ynë për ndërtim dhe mirëmbajtje të degëve është përgjegjës për atë që zyrat tona të kenë sa të jetë e mundur më shumë efikasitet energjetik. Të gjitha hapësirat e ProCredit Bankës janë tërësisht të pajisura me sisteme për rregullim energjetik të cilat automatikisht e reduktojnë harxhimin e energjisë të nevojshme për ndriçim, ngrohje dhe ftohje, duke e sjellë deri në maksimum shfrytëzimin e ndriçimit të ditës dhe duke e rregulluar energjinë që shpenzohet në mungesë të punëtorëve. Si plotësim i kësaj, të gjitha degët e reja që janë hapur janë  ndërtuar me shfrytëzim të materialeve “energjetike smart”, siç janë: izolimi efikas energjetik, dritare dhe drita, të cilat në mënyrë plotësuese e ulin shpenzimin e energjisë. Përveç kësaj, të gjitha materialet për promovim shtypen në letër të veçantë që nuk përmban “dru dhe klor”, që gjithashtu në mënyrë të konsiderueshme kontribuon për ruajtjen e mjedisit jetësor dhe zvogëlimin e avullimeve toksike. 

Çështjet lidhur me mjedisin jetësor paraqesin komponentë kyçe të trajnimit që sigurohet për të punësuarit e ProCredit Bankës në nivel lokal, regjional dhe ndërkombëtar. U fillua edhe fushatë e posaçme e brendshme me nisma të “gjelbra”, që të ngrihet vetëdija për mjedisin jetësor mes të punësuarve. Fushata e theksonte rëndësinë e vetëdijes për efikasitet energjetik dhe ndikimin e saj ndaj përmirësimit të jetës, nëpërmjet tregimit të shembujve si të zvogëlohet shfrytëzimi i energjisë në shpi dhe në punë. Këto shembuj u prezantuan në buletinin e brendshëm, në një seri të artikujve për kursim të energjisë, ujit dhe letrës. Si plotësim i kësaj, ekipi i marketingut të bankës shpërndau letra të vogla ngjitëse për aparatet elektrike dhe pajisjet e zyrës, siç janë shtypësit dhe kompjuterët personalë, të cilët të punësuarve u shërbejnë si përkujtues që t’i ç’kyçin këto aparate dhe pajisje kur e lëshojnë zyrën ose kur të njëjtit nuk shfrytëzohen. Përveç kësaj, të punësuarit në ProCredit Bankë zbatuan disa nisma të gjelbra për pastrim të vendeve të ndryshme në Maqedoni.

Shtylla 2: Udhëheqja me rrezikun nga mjedisi jetësor te kreditimi

ProCredit Banka Maqedoni ka implementuar sistem për udhëheqje me rrezik nga mjedisi jetësor, të mbështetur mbi vlerësimin e vazhdueshëm të portfolios kredituese në përputhje me kriteret për mjedis jetësor, analizë të detajuar të të gjitha aktiviteteve ekonomike që potencialisht përfshijnë rreziqe nga mjedisi jetësor dhe refuzim të aplikimeve për kredi nga ndërmarrjet e angazhuara në aktivitete që llogariten si të dëmshme për mjedisin jetësor dhe të cilat janë theksuar në listën tonë të institucioneve që nuk financohen. Me inkorporimin e pyetjeve nga mjedisi jetësor në procesin e miratimit të kredive, ProCredit Banka Maqedoni mund ta ngritë edhe nivelin e përgjithshëm të vetëdijes së klientëve për mjedisin jetësor.
 
ProCredit Banka e ka përcaktuar listën e aktiviteteve të cilat negativisht shprehen në mjedisin jetësor dhe mjedisin shoqëror dhe të cilën nuk e përkrahim nëpërmjet kreditimit. Shihe listën e aktiviteteve të cilat e rrezikojnë mjedisin jetësor dhe shoqëror, të cilat nuk kreditohen nga ProCredit Banka. 

Shtylla 3: Promovimi i “financimit të gjelbër”

ProCredit Banka Maqedoni ka për qëllim promovimin e zhvillimit ekonomik sa të jetë e mundur më shumë i qëndrueshëm nga aspekti i mjedisit jetësor. Në qershor të vitit 2009 e lëshuam në përdorim projektin për prodhime të “gjelbra” financiare – njëri nga të parët e këtij lloji në Maqedoni – që përbëhej nga kredi për efikasitet energjetik për persona fizikë dhe juridikë. Përveç kësaj, në secilën degë të ProCredit Bankës “EKO specialistë” u trajnuan t’u japin këshilla klientëve tanë për mundësitë investuese për efikasitet energjetik dhe vendimet e tyre t’i drejtojnë drejt zgjidhjeve me efikasitet më të madh energjetik. Gjatë vjeshtës udhëhiqej fushatë e plotë marketingu për ngritje të vetëdijes për programin e gjelbër për kreditim për personat juridikë dhe fizikë.

Kjo nismë përfshinte edhe vendosjen e bashkëpunimit me furnizues të pajisjeve dhe shërbimeve të destinuara pozitivisht ndaj mjedisit jetësor, me ç’rast i inkurajojmë të ofrojnë prodhime me etiketa të UE standardeve për efikasitet energjetik.

Banka planifikon t’i shfrytëzojë prodhimet dhe qasjet e saja të gjelbra financiare ta risë vetëdijesimin dhe njoftimin e publikut. Për këtë qëllim, ProCredit Banka gjithashtu morri pjesë në disa diskutime të destinuara për gazetarë, si edhe furnizues dhe blerës të materialeve me efikasitet energjetik. Në këtë mënyrë, ProCredit Banka u vendos në rolin e partnerit financiar i cili i motivon këto lloje të investimeve, kështu që ofron afate dhe kushte interesi të volitshme. 
 
Pёr informacione shtesё nё lidhje me Politikёn e menaxhimit tё mjedisit jetёsor Ju lutemi na kontaktoni nё e-mail adresёn e mёposhtёme: info@procreditbank.com.mk.
 
 
22.09.2017
  • EUR 61,35 61,5655 61,80
  • USD 0 51,7140 0
  • CHF 0 53,1424 0
  • GBP 0 69,7705 0