PERSONA FIZIKË

KURSIM NË LLOGARI KURSIMI

 

Çka fitoni nëse kurseni në llogari kursimi nëpërmjet ProCredit Bankës?

  • Shkallë më të lartë të interesit në llogari kursimi
  • Mundësi t’i tërhiqni mjetet tuaja nga bankomati në çdo moment, e megjithatë të përfitoni interes për mjetet e mbetura në llogarinë Tuaj të kursimit
  • Mundësi të depononi shumë herë, kur dhe sa të mundeni pa qenë të pranishëm në degë (me veprime elektronike bankare ose me urdhër periodik nga llogaria Juaj për transaksione në llogarinë e kursimit)

Tërheqja e parë e mjeteve nga libreza e kursimit në bankomatet e Prokredit Bankës është pa provizion. Për çdo tërheqje shtesë paguhet provizion prej 30 MKD/0,5 EUR.

Shkalla e interesit

E përshtatshme

МKD0.8%
ЕUR0.4%
Pagesa e interesit

Në nivel mujor, në fund të muajit kalendarik

Për shkallët e interesit për kursime në valuta të tjera, shihe tariforen.

Si të hapni llogari kursimi?

Me dokument për identifikim personal (letërnjoftim ose pasaportë) drejtohuni në cilëndo qoftë degë të ProCredit Bankës (shihe hartën e degëve)

Çka Ju propozojmë?

Aktivizoni urdhër periodik për pagesë të rregullt të mjeteve në llogarinë Tuajtë kursimit. Kështu më lehtë do të siguroni kursim të sigurt. 

Udhëhiqni me kursimin Tuaj nga llogaria e Juaj për transaksion në llogarinë e kursimit, nëpërmjet veprimeve elektronike bankare.

ProCredit Banka është bankë me kapital dominues gjerman dhe garanton siguri të mjeteve të investuara nga ana e kursyesve. Si plotësim ProCredit Banka i siguron depozitat e kursyesve të vetë në Fondin e Sigurimit të Depozitave.            

 

 
17.11.2017
  • EUR 61,35 61,4883 61,80
  • USD 0 52,2371 0
  • CHF 0 52,6171 0
  • GBP 0 68,9485 0