EKO strategjia jonë

Eko nisma “Mendo me përgjegjësi" për gjeneratat e ardhsime


Qëllimi I këtij aksioni është ngritja e vetëdijes për ndikimin negativ të qeseve të plastikës të cilat pëfundojnë në mjedisin jetësor. Në kuadër të fushatës qytetarëve u dhurojmë EKO torba nga pëlhura, të prodhuara 100% nga pambuku me certificate ndërkombëtare për prodhimtari të standardizuar me efekt minimal ndaj mjedisit jetësor. Me këtë e iniciojmë zëvendësimin e qeses plastike me alternative e cila ndot më pak, e me këtë kontribuojmë për mjedis jetësor më të pastër dhe më të shëndetshëm. 
 
          
      
          
 

Eko nisma “Kurseje natyrën”

Ky eko-aksion nën moton “Kurseje natyrën”, i organizuar me nismën e të punësuarve të ProCredit Bankës, me sukses u realizua në më shumë lokacione – Strumicë në digën Vodoça, Tetovë – Mali Sharr, Ohër – Plazhi i qytetit dhe Bregu i lumit Vardar. Në të gjitha lokacionet u inkuadruan të punësuarit e bankës, si edhe ndërmarrjet publike lokale me mekanikë përkatëse – eskavatorë, kamionë, kositëse, fshirëse, fryrëse, e tëra me qëllim të pastrimit më të suksesshëm të mbeturinave nga vendet. Në fund të aksionit u mbushën më shumë se 1000 qese me mbeturina.
 
              
 
               
 

EKO AKSIONE – SHTIMI I PESHQVE NË DOJRAN

ProCredit Banka dhe të punësuarit e saj në mënyrë aktive kontribuuan për pasurimin e botës shtazore në Liqenin e Dojranit, të përfshirë nga zhdukja katastrofike e llojeve të gjallesave dhe zhdukja e florës ujore. Aksioni përfshinte shtimin e peshqve me peshq të vegjël të llojit krap.
 
Në liqen u lëshuan më shumë se 100 tonelata peshq të rinj. Si plotësim i këtij aksioni, në drejtim të përkrahjes së turizmit në këtë qytet në vitin 2009 ProCredit Banka dhuroi tregues rrugorë, hartë të qytetit dhe ulëse.
 
              

EKO AKSIONI – PASTRIMI DHE VENDOSJA E ULËSEVE DHE KOSHAVE PËR MBETURINA NË LIQENIN E MATKËS

Qëllimi i këtij eko aksioni ishte pastrimi i mbeturinave dhe krasitja e degëve të thata përgjatë grykës së Matkës. Krahas kësaj, në këtë lokacion u vendosën dhe 7 ulëse dhe 15 kosha për mbeturina me qëllim që ky vend turistik të ketë më tepër mundësi për ruajtjen e mjedisit të shëndetshëm dhe të pastër jetësor pa mbeturina.
 
Në eko aksionin në mënyrë aktive morën pjesë të punësuarit e ProCredit Bankës, Qyteti i Shkupit dhe “Parqet dhe gjelbërimi”, dhe qytetarët vullnetarë të cilët dëshiruan të kontribuojnë për mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm.  
 
              

 
 
26.05.2017
  • EUR 61,35 61,6153 61,80
  • USD 0 54,9450 0
  • CHF 0 56,5071 0
  • GBP 0 71,2085 0