Bono dhe obligacione shtetërore


1. Çka janë bonot shtetërore dhe obligacionet shtetërore?

Duke filluar nga 20 janari 2004, Ministria e Financave, në emër të Republikës së Maqedonisë, filloi me lëshimin e letrave shtetërore me vlerë afatshkurtër, respektivisht bonove shtetërore. Agjent i shtetit në lidhje me emetimin e bonove shtetërore është Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë. Bonot shtetërore dhe obligacionet shtetërore lëshohen dhe paguhen në denarë, në formë elektronike, sipas vlerës nominale, ndërsa paguhen sipas vlerës së diskontuar. 

2. Kush mund të regjistrojë bono shtetërore dhe obligacione shtetërore?

Të gjithë personat juridikë dhe fizikë, rezidentë dhe jorezidentë, mund të regjistrojnë bono shtetërore dhe obligacione shtetërore nëpërmjet bankave vendase. Vlera nominale e bonove shtetërore dhe obligacioneve shtetërore është 10 mijë denarë. Vërejtje e rëndësishme për jorezidentët: personat juridikë dhe fizikë jorezidentë të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në aksion, duhet paraprakisht të regjistrohen në Depozituesin Qendror të Letrave me Vlerë. 

3. Cili është çmimi i bonove shtetërore dhe obligacioneve shtetërore?

Mjetet e plasuara në bonot e thesarit dhe obligacionet shtetërore sjellin interes fiks, niveli i së cilës varet varësisht nga kushtet e tregut. Me këtë rast klienti vetë e përcakton lartësinë e çmimit (interesit) me të cilin do të bëjë ankand. Provizioni i ProCredit Bankës për këtë shërbim është në pajtim me tarifën zyrtare të bankës.

4.  Cila është procedura e regjistrimit të bonove të thesarit dhe obligacioneve shtetërore?

a) Para ditës së ankandit
Ministria e Financave shpall kalendar të ankandeve. ProCredit Banka në hapësirat e veta e shfaq kalendarin dhe prospektin (ofertën) e ankandeve të bonove shtetërore dhe obligacioneve shtetërore, të cilat MF-ja i shpall në, 4 ditë para ditës së ankandit.
Komitentët e ProCredit Bankës të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në ankand, plotësojnë kërkesë për regjistrim të bonove shtetërore dhe obligacioneve shtetërore (formulari PZZ) menjëherë pas shpalljes së prospektit në hapësirat e Bankës, e më së voni deri në fund të kohës së punës së Bankës në ditën para ditës së aksionit. Në kërkesë, krahas të dhënave themelore, klienti i thekson edhe shumat dhe çmimet me të cilat dëshiron të bëjë ankand. Me këtë rast, klienti mund të bëjë ankand edhe me disa shuma me çmime të ndryshme. Përgjegjësi i operacioneve bankare kryen llogaritje të shumave të diskontuara në pajtim me të dhënat e theksuara në kërkesë. Pastaj klienti e paguan shumën e përmbledhur të diskontuar (nëse bën ankand me më tepër shuma) dhe e nënshkruan formularin PZZ.

b. Në ditën e ankandit 
Ankandi i bonove shtetërore dhe obligacioneve shtetërore mbahen në pajtim me kalendarin e shpallur, në periudhën mes orës 11:00 dhe 12:00. Rezultatet e ankandit të mbajtur BPRM-ja i shpall në periudhën mes orës 13:00 dhe 13:30, pas së cilës ProCredit Banka menjëherë i informon klientët e saj për mbarëvajtjen. 

c. Në ditën e ankandit 
Depozituesi Qendror i letrave me vlerë i regjistron të gjitha bonot shtetërore dhe obligacionet shtetërore të shënuara. Një ditë pas ditës së mbajtjes së ankandit Depozituesi Qendror i lajmëron poseduesit e PZZ-së për përfitimin e pronësisë.

5. Çka ndodh në ditën e arritjes?

Në ditën e arritjes, ProCredit Banka e miraton llogarinë e klientit me shumën nominale të letrave me vlerë të regjistruara, të zvogëluar për provizionin (nga pika 3.).

 

 
17.10.2017
  • EUR 61,35 61,4869 61,80
  • USD 0 52,0943 0
  • CHF 0 53,4019 0
  • GBP 0 69,2810 0