Profili i bankës

STRUKTURA E PROCREDIT BANKËS 

 Kapitali fillestar  në EURONumri i aksionevePërqindja e kapitalit
ProCredit Holding14.786.7552.957.351100.00 %

Përfundimisht më 13 Korrik 2017

Lloji dhe numri i aksioneve 2.957.351 aksione të thjeshta
Vlera nominale për 1 njësi 5 EURO

 

 

ProCredit Holding është kompani amë e grupit global ProCredit Bankave. ProCredit Holding është themeluar si Internationale Micro Investitionen AG (IMI) në vitin 1998, nga ana e kompanisë pioniere konsultuese për financim zhvillimor IPC.

ProCredit Holding është përkushtuar në zgjerimin e qasjes së shërbimeve financiare në vendet në zhvillim dhe ekonomitë në tranzicion, nëpërmjet themelimit të grupit të bankave të cilat janë udhëheqëse në sigurimin e shërbimeve financiare të drejta dhe transparente të ndërmarrjeve shumë të vogla, të vogla dhe të mesme, si edhe për popullatën e tërësishme në vendet në të cilat funksionojnë. Përveç që i kënaq nevojat për kapital të degëve të saja, ProCredit Holdingu e drejton zhvillimin e ProCredit bankave, emëron anëtarë të menaxhmentit më të lartë dhe u jep përkrahje bankave në të gjitha fushat kyçe të punës, duke përfshirë edhe punën bankare, burimet njerëzore dhe udhëheqjen me rreziqe. Holdingu kujdeset për zbatimin e vlerave korporative të ProCredit-it, si edhe për zbatimin e praktikave më të mira në punën bankare dhe parimeve Bazel II për udhëheqje me rrezik në nivel të grupit, në pajtueshmëri me standardet gjithashtu të përcaktuara nga institucionet gjermane të supervizionit. Zeintinger Invest është aksionar udhëheqës dhe investues strategjik në ProCredit Holding. Ajo është forca sipërmarrëse udhëheqëse që qëndron prapa ProCredit grupit që nga vet themelimi i bankave.

ProCredit Holdingu është partneritet publik-privat. Krahas Zeintinger Invest dhe ProCredit Staff Invest (instrument investues i të punësuarve në Zeintinger Invest dhe ProCredit), aksionarë të tjerë privatë të ProCredit Holdingut janë Fondacioni holandez DOEN, fondi amerikan i pensionit TIAA-CREF, Fondi Amerikan për Mikrofinancim Omidyar-Tufts dhe fondi investues zviceran responsAbility. Aksionarë publikë të ProCredit Holdingut janë KfW (banka gjermane zhvillimore), IFC (degë e Bankës Botërore në sektorin privat), FMO (banka holandeze zhvillimore), BIO (Kompania investuese belge për vendet në zhvillim) dhe Proparco (kompania investuese dhe promovuese franceze për bashkëpunim ekonomik).

Korniza juridike e ProCredit Holdingut është e ashtuquajtura KGaA (Kommanditgesellschaft auf Aktien) ose shoqëria komanduese me aksione. Kjo është korniza juridike që nuk është e pazakonshme në Gjermani dhe që, në bazë, mund të trajtohet si shoqëri aksionare në të cilën rolin e organit të avancimit e ndërmerr një Komplementar dhe në të cilin Komplementari ka të drejtë të jep pëlqim për vendime të caktuara aksionare. Në rastin e ProCredit Holdingut, Komplementari është një kompani e ndarë e vogël e cila është në pronësi të aksionarëve kryesorë nga ProCredit Holdingu AG & Ko. KGaA: IPC, IPC Invest, DOEN, KfW i IFC. Struktura KGaK do t’i mundësojë ProCredit Holdingut në ardhmëri ta ngritë kapitalin pa e përcjellë ndikimin tej mase në aksionarët në synimin e grupit t’i mbajë edhe dy qëllimet: ndikimin në zhvillimin dhe suksesin komercial.

ProCredit Holdingu ka rejting me notë investuese (BBB), të ndarë nga Agjencia Fitch Ratings.

http://www.procredit-holding.com